
Artan Çollaku
Artan Çollaku është profesionist i politikave publike me mbi dhjetë vjet përvojë pune në procesin e integrimit evropian të Kosovës. Ai gjithashtu ka përvojë pune në shoqërinë civile dhe ka nxjerrë publikime lidhur me procesin e integrimit në BE. Ai ka përfunduar studimet e magjistraturës (MA) për Studime Evropiane, në Universitetin e Leuvenit (KUL), në Belgjikë, si dhe studimet Bachelor në Shkenca Politike, në Universitetin e Prishtinës.