Arta Maxhuni

Arta Maxhuni ka kryer Fakultetin e Filologjisë - Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Është recensente e librit "Gjunjët" të Prof. Dr. Sali Bytyçi, libër ky i cili në vitin 2018 fitoi çmimin vjetor për letërsi "Anton Pashku", si vepra më e mirë letrare në prozë. Njëherazi është dhe poete, e cila krijimtarinë e saj letrare herë pas here e publikon në revista dhe portale të ndryshme letrare-kulturore, në Kosovë dhe Shqipëri. Tani ushtron profesionin e saj prej gazetareje, pa qenë pjesë e ndonjë mediumi.