Artan Ajazaj

Artan Ajazaj punon si specialist i investimeve në thesarin e Bankës Botërore në Uashington DC që nga viti 2008. Ai analizon investimet e Bankës dhe ato të Planeve të Pensioneve në tregjet ndërkombëtare financiare, ku vlera e portofoleve arrin shifrën e 200 miliardë dollarëve. Artani gjithashtu punon edhe me një numër të madh të bankave qendrore dhe investitorë institucional, për t'i përmirësuar kapacitetet e tyre në menaxhimin e rezervave financiare. Artani ka studiuar Ekonomi dhe Administrim Biznesi në Universitetin Amerikan në Bullgari dhe më pas ka përfunduar Magjistraturën për Financë në Universitetin George Washington në ShBA. 

nga autori