
Armend Mazreku
Armend Mazreku është duke doktoruar për Teori Politike në University of Toronto. Falë programit Fulbright, ka arritur t’i përfundojë studimet post-diplomike në Shkenca Politike në University of Louisville, USA. Në nivel të studimeve diplomike, ka studiuar Shkencë Politike dhe Filozofi. Në Kosovë ka qenë kryesisht i angazhuar në sektorin e shoqërisë civile (2000-2013).