Arianit Bytyçi
Arianit Bytyçi është arkitekt, me një përvojë të rëndësishme në arkitekturë dhe në planifikim urban. Është bashkëautor i dhjetëra planeve rregulluese dhe i projekteve të hapësirave dhe objekteve publike dhe private në qytete të ndryshme të Kosovës. Me projektet e tij është pjesëmarrës edhe në disa konkurse ndërkombëtare të arkitekturës dhe fitues i disa konkurseve vendore të arkitekturës. Po ashtu, hulumtimet e tij shkencore lidhur me hapësirat publike të kryeqytetit, i ka prezentuar në konferenca ndërkombëtare shkencore të arkitekturës. Arianit Bytyçi ka një përvojë edhe në komunikimin me publikun dhe në fushën e lirisë së informacionit.