Ardit Orana

Ardit Orana mban një MSc në Administratë Publike: Qeverisje Ndërkombëtare dhe Evropiane dhe BA në Studime Ndërkombëtare me Specializim në Afrikën Sub-Sahariane, të dyja nga Universiteti i Leiden në Holandë. Ai ka përvojë disa vjeçare në organizata të ndryshme te shoqërisë civile si dhe në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Arditi ka shkruar dhe bashkëautorizuar raporte të shumta mbi temat e integrimit në BE, reformën e sistemit zgjedhor, reformën e administratës publike dhe rritjen e integrimit gjinor në nivelet legjislative vendore dhe qendrore.