Ardian Kaçaniku
Ardian Kaçaniku është student i vitit të katert në RIT Kosovë (i njohur si Universiteti Amerikan). Ardiani është vleresuar si studenti më i mirë i gjeneratës në këtë universitet. Është bashkëthemelues dhe drejtues i klubit të punëve të jashtme dhe diplomacisë në RIT Kosovë, ku ka organizuar forume të ndryshme për situaten politike në Kosove dhe më gjërë. Gjithashtu, është aktiv edhe në fusha të ndryshme si vullnetar për çështje të mjedisit dhe bamirësisë. Me shkrimet e tij ai mundohet të ngris nivelin e vetëdijes se qytetarëve, dhe të ndikoj në ndryshimin e mentalitetit me promovim të konceptit të barazisë gjinore.