Ardiana Shala Prishtina

Ardiana Shala Prishtina asht psikologe, aktiviste e poete. Pas diplomimit në psikologji, në Universitetin e Lirë të Berlinit (lirë si liria, jo lirë si jo-shtrejtë), Ardiana u kthye në Kosovë. E specializueme në psikoterapi kognitivo-biheviorale, ajo punon si psikologe / psikoterapiste për familje dhe të rinj. Ardiana gjithashtu  përzihet në aktivitete të shoqërisë civile, herë si këshilltare herë si avokuese për edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve, të drejtat e fëmijëve, feminizëm e demokraci; lufton me laps kundër racizmit, patriarkalizmit, diskriminimit (në çfarëdo baze) e hipokrizisë. Si psikologe, asht e angazhume me e ngritë vetëdijen rreth shëndetit mendor, zvogëlimit të stigmatizimit ndër profesionistë e në shoqni. Ardiana shkruen poezi në shqip, e naj herë edhe në gjermanisht e anglisht.

nga autori