Arbër Ahmeti

Arbër Ahmeti është jurist, aktualisht duke ndjekur studimet post-diplomike në të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Vjenës. Ai është kontribues për Raportet e Oksfordit për të Drejtën Ndërkombëtare në Gjykatat Vendore, punë të cilën e kryen nga Departamenti për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Europiane të Universitetit të Vjenës. Arbëri është zëvendëskryesues i Komitetit Hulumtues për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Qeverisje të Asociacionit Ndërkombëtar të Studentëve të Shkencave Politike (IAPSS), si dhe autor për blogun e tyre "A different View". Interesat e tij hulumtuese fokusohen në të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare, Politikat e Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bashkimit Europian, përdorimin e forcës dhe të drejtën e vetëmbrojtjes në të drejtën ndërkombëtare, aplikimin e teorisë së lojës në marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe raportin mes të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

nga autori