
Antigona Uka
Antigona Uka ka pasion fushën (politikat) e arsimit – posaçërisht arsimi në distancë apo online, artin, dhe udhëtimet. Studimet bazike i kreu në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. Gjatë kësaj kohe Amtigona u zgjodh nga Departamenti Amerikan i Shtetit si studente shkëmbimi në Universitetin West Liberty, në West Virginia dhe më pas kreu shkollën verore në Universitetin Mikkeli, në Finlandë. Së fundmi, Antigona përfundoi master në Shkollën e Politikave Publike në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest, Hungari. Gjatë pesë viteve të kaluara, ajo ka angazhuar energjinë e saj në krijimin e një komuniteti të mirëfillt të të mësuarit, si dhe promovimin e diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjes brenda sistemit të arsimit publik dhe më gjerë përmes nismave arsimore në Kosovë.