Ana Laliç

Ana Laliç është një gazetare e pakompromis në mbrojtjen e së drejtës së publikut për informim të plotë dhe në kohë. Konsistente në zbulimin e të dhënave dhe fakteve që qarqet e pushtetit po përpiqen t’i fshehin. Në vitin 2020 ajo ishte e vetmja gazetare në Evropë që u arrestua për informimin e publikut për situatën reale në sistemin shëndetësor të Serbisë në kulmin e censurës së informacionit për epideminë e koronavirusit që kishte vendosur qeveria në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme. Ana Laliç është fituese e Çmimit të DW për Lirinë e Fjalës, Çmimit Vjetor të Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Vojvodinës (NDNV) për gazetaren më të mirë dhe Çmimit "Katarina Preradoviç" për integritet profesional. Ana Laliç punon për portalin Nova.rs, si dhe bashkëpunon me portalet NDNV - VOICE dhe Autonomija. Ajo ka diplomuar për letërsi dhe gjuhë serbe në Fakultetin Filozofik në Novi Sad. Është e martuar dhe jeton në Novi Sad, kurse nga gjuhët e huaja flet italishten dhe anglishten.