
Amer Alija
Amer Alija është analist ligjor dhe monitorues i gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë. Ka të përfunduara studimet Master në drejtimin Juridiko-Penal. Që nga viti 2012 është duke punuar në organizatën jo qeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë në disa projekte të cilat lidhen me drejtësinë tranzicionale sidomos është njohës shumë i mirë i proceseve gjyqësore të mbajtura pranë gjykatave vendore dhe ndërkombëtare të lidhura me konfliktin e armatosur në Kosovë.