Aleksandra Tomaniq & Katarina Tadiq

Aleksandra Tomaniq është drejtore ekzekutive e Fondit Europian për Ballkanin që prej 2019. Më parë ajo ka qenë këshilltare e lartë e Agjencisë Gjermane për Zhvillim (GiZ) si udhëheqëse e Nismës gjermano-serbe për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Punësim.

Katarina Tadiq është menaxhere e programit në Fondin Europian për Ballkanin dhe udhëheq zbatimin e aktiviteteve që kanë për symin rritjen e përfshirjes qytetare dhe përforcimin e nismave dhe lëvizjeve lokale. Katarina ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike dhe ka punuar në zyren e Friedrich Ebert Stiftung në Beograd.