
Alban Zogaj & Rinor Kastrati
Alban Zogaj (PhD ne Ekonomiks) është ekonomist në ekipin e zyrës së Sfidës së Mileniumit (Millennium Challenge Corporation). Albani ka përfunduar studimet e magjistraturës në Universitetin Staffordshire në Angli, kurse ka doktoruar në Universitetin Politeknik të Markes, Itali. Interesimet e tij janë kryesisht politikat makroekonomike dhe zhvillimi ekonomik.
Rinor Kastrati është ligjërues, konsulent dhe ndërmarrës i angazhuar në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Ai ka vijuar studimet universitare në RIT Kosovo dhe ato pasuniversitare në Syracuse University, Nju Jork, ShBA. Rinori së fundmi ka punuar në kabinetin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, ku ka mbuluar fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të ekonomisë. Ai tani është i angazhuar si asistent ligjerues në Kolegjin Riinvest dhe si partner menaxhues në kompaninë Growth Lab Solutions.