
Alan Wall
Alan Wall është drejtor i International Foundation for Electoral Systems (IFES) në Kosovë që nga shtatori i vitit 2013, ka 30 vite përvojë në administratën elektorale dhe si këshilltar demokratik. Nisur nga Komisioni Zgjedhor Australian, që nga vitit 1994 ai ka shërbyer në disa projekte të zhvillimit të demokracisë: Drejtor për IFES në Azerbajxhan, Indonezi, Kosovë dhe Nepal, me Democracy International në Indonezi dhe Timorin Lindor; zyrtar i lartë elektoral për Kombet e Bashkuara në Sllavoninë Lindore dhe Nigeri; këshilltar elektoral në Butan, Fixhi, Irak, Malaui, Mozambik dhe Afrikë Jugore. Ai ka botuar studime në çështje elektorale, përfshirë këtu si bashkëautor i Handbook of Electoral Management Design nga International IDEA,Engineering Electoral Systems nga Netherland Institute for Multi-Party, si dhe autor kryesor në Electoral Encyclopaedia nga ACE Project, në fushën e menaxhmentit elektoral dhe operacioneve të votimit.