
Agon Maliqi
Agon Maliqi është krijues dhe ish-redaktor bashkëthemelues i blogut Sbunker. Ai punon si analist dhe konsulent i pavarur për organizata të ndryshme ndërkombëtare, me fokus në temat e demokratizimit, sigurisë dhe konfliktit në rajonin e Ballkanit dhe Kaukazit Jugor. Maliqi është i angazhuar edhe si aktivist i shoqërisë civile dhe si komentues i rregullt në shtypin kosovar. Maliqi ka përfunduar studimet master për Politikat e Zhvillimit Ndërkombëtar në Duke University në SHBA ndërkohë që më parë, në vitin 2006, ka diplomuar për Shkenca Politike dhe Studime Evropiane në Universitetin Amerikan në Bullgari.