
Vigan Qorrolli
Vigan Qorrolli, jurist, aktualisht në përfundim të studimeve të Doktoraturës në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Grazit në Austri - është Asistent/Ligjërues në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", në katedrën e të drejtës ndërkombëtare. Në vitin 2013 ka qenë si Profesor Vizitor në American University, Washington College of Law në Washington DC si bursist i Departamentit të Shtetit të ShBA've. Më parë ka kryer funksione të tjera, si këshilltar ligjor në Ministrinë e Drejtësisë, i kontraktuar nga DFID britanik dhe projekti CDF/KFOS, ndërsa për një periudhë të shkurtër në vitin 2010 ka shërbyer si Zëdhënës i Gjykatës Kushtetuese. Ka të botuar një libër dhe disa punime në revistat ndërkombëtare në fushën e të drejtës ndërkombëtare, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës kushtetuese.