Rrita Pula, Erblin Bucaliu & Dea Luma

Rrita Pula është arkitekte dhe urbaniste. Si bursiste e programit Erasmus Mundus Joint Master Degrees, ajo ka përfunduar studimet Master 4Cities në Studime Urbane, një program interdisciplinar mes Vrije Universiteit Brussel, Université Libre de Bruxelles, Universität Wien, København Universitet, Universidad Complutense de Madrid dhe Universidad Autónoma de Madrid. Studimet diplomike i ka përfunduar për Arkitekturë në Universitetin e Prishtinës dhe atë Politeknik të Krakovës. Aktualisht, Rrita jeton dhe vepron në Kopenhagë të Danimarkës. 

Erblin Bucaliu mban titullin Master i Arkitekturës nga Wentworth Institute of Technology në Boston MA, SHBA. Kariera e tij përfshinë qasje strategjike për një varg të gjerë të projekteve që veprojnë në vijat lidhëse mes arkitekturës, peizazhit dhe urbanizmit. Ai ka qenë pjesë e ekspozitave të shfaqura në Boston, New York, dhe Prishtinë. Erblini është fitues i Alpha Rho Chi Bronze Medal (2013), si dhe zuri vendin e dytë në konkursin "Ide për Prishtinën: Çmimi Rexhep Luci për Urbanizëm" (2014). Gjatë periudhës 2016-2018 ai ka qenë i angazhuar edhe si bashkëpunëtor i jashtëm në Katedrën e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor pranë FNA-së në Universitetin e Prishtinës.

Dea Luma është arkitekte, aktualisht është kandidate për Doktoraturë në University of Tokyo, Japoni. Hulumtimi i saj fokusohet në eksplorimin e ndikimit të arkitekturës në shëndetin e njeriut përmes neurologjisë klinike. Së bashku me mjekë specialist, ajo punon në identifikimin e shkakëtarëve në dizajn që ndikojnë në shëndetin e njeriut, me qëllim që dizajnit të arkitekturës të i qaset bazuar në rezultatet e hulumtimeve mjeksore. Nga viti 2016 ajo punon si Arkitekte në zyrën projektuese PIJ Japan në Tokyo, ndërsa nga viti 2018 është angazhuar edhe si asistente në University of Tokyo.